Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic, pasi kishte thyer orën policore dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar ka shkaktuar mjaft reagime.
Ndërsa politika kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, të rinj dhe anëtarë të Shoqërisë Civile po protestojnë në këto momente.
Mes trumës dëgjohen thirrjet ““Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, si dhe thirrje që ministri Lleshaj të dorëhiqet: “Jepe dorëheqjen”, “Poshtë komunizmi” .
“S’ka zot që na ndalon sot, le të na vrasin”,- shprehet njëri prej tyre.
Të rinjtë më pas kanë ndezur qirinj përpara ministrisë së Brendshme.