Motra e Klodian Rashës i është bashkuar protestës kundër vrasjes së vëllait të saj.
Ajo ka folur për SYRI TV, duke treguar se familja kërkon të dijë se pse është vrarë vëllai i saj.
Bora Rasha tregoi se Klodiani ishte vrarë me dy plumba, një në kokë dhe një kë zemër
‘Ai është vëllai im, nuk ka pasur asnjë problem. Ai kishte sjellë hurma dhe më pas erdhi i vdekur në shtëpi.
Ka qenë deri në 11.30 me shokët e vet, ishte aty. Pastaj tha po shkoj për të blerë cigare sepse rrinë 24 orë. Për çfarë është qëlluar vëllai im.
Familja ime kërkon të drejtën, do të dijë se pse është vrarë. Vëllai ishte larguar 20 minuta larg nga shtëpia.
Ai ka qenë djali i mirë, i rregullt, i fejuar. Një vajzë nga Dibra, por që jetoni në Tiranë. Kur unë erdha tani, nuk e takova gjallë.
Kam dhe dy vëllezër, ai ishte vëllai i vogël.
Duam të dimë se pse është vrarë, kur policia nuk ka qëlluar as në ajër. Ai është vrarë me dy plumba, një në kokë dhe një në zemër’, tha Bora Rasha, motra e Klodian Rashës