Lirohet gazetari Xhoi Malësia, rrëfen dhunën brenda komisariatit: Efektivi më fyeu dhe më gjuajti në faqen e djathtë

Premte, 11 December 2020 12:27

 

Ky është momenti kur gazetari i Rtv Ora, Xhoi Malësia, ka lënë ambjentet e brendshme të komisariatit numër 2 në kryeqytet.

Pasi u përshëndet me kolegët që qëndruan aty për më shumë se 2 orë në pritje të tij.

 

Për median ai tha se është i tronditur nga ajo që ndodhi.

Xhoi Malësia (Gazetar): Isha duke luajtur basketboll dhe kam dalë. Pashë një moment trazirash pranë 21 Dhjetorit. Kishte shoqërime. U afrova të filmoj, dikush me maskë nga këto të FNSH më thotë hiq telefonin. Nga pjesa e kryqëzimit te rajoni jam çuar forcërisht edhe pse bërtita “jam gazetar dhe po gaboni”. Kjo është injoruar. Shoqërimi ishte i dhunshëm. Gjëja më e rëndë ndodhi në korridoret e policisë ku i them oficerit “jam gazetar dhe po bëni gabim”, në atë moment më fyen nga familja dhe më gjuan në faqen e djathtë.

Ai u shoqërua me dhunë nga policia në zonën e 21 Dhjetorit ndërsa transmetonte live protestën

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...