Shqipëria ka marrë vendimin për të pezulluar nga sot fluturimet me Britaninë e Madhe, për shkak të shfaqjes së një varianti të ri të COVID-19. Lajmi është bërë me dije ditën e djeshme nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një konference me Komitetin Teknik.
Ky vendim do ka hyrë në fuqi sot në orën 06:00 dhe do të jetë në zbatim për të paktën deri në 6 janar 2021, në varësi të situatës së pandemisë. Për ata qytetarë që do të vijnë nga Britania e Madhe përmes rrugëve të tjera, e kanë të detyrueshme të karantinohen për 14 ditë.
Në Rinas për ditën e sotme ishin parashikuar tre fluturime që vijnë nga Londra: Në orën 01:25, i dyti në orën 11:20 dhe fluturimi i tretë në 11:25.
Shumë vende nga Evropa kanë ndaluar ose janë në proces për ndalimin e fluturimeve me Mbretërinë e Bashkuar pas daljes së variantit të ri të koronavirusit, për të cilin edhe pse nuk ka të dhëna konkrete, ka krijuar panik.