Gazeta MAPO po e mbyll vitin 2020 me një rekord të sajin, duke llogaritur për muajin dhjetor që po lëmë pas, 20 milionë lexime.
Kjo sipas të dhënave të Google Analytics.
Leximet e gazetës on-line, www.mapo.al, kanë ardhur në rritje dhe duke u konsoliduar dy vitet e fundit.
Ky është një shpërblim i një pune të një ekipi energjik, që është udhëhequr nga disa parime.
Gazetari cilësore, të besueshme. Pa rendur pas “ulërimave” e “bombave” që mund të sjellin për një moment bum klikimesh, por që kanë kosto në vërtetësi dhe kualitet.
MAPO nuk ka qënë fyese, apo shantazhuese. Ka qendruar larg gazetarisë së keqe, apo asaj të spekullimit për përfitime të shpejta në audiencë.
Ne jemi sot të gëzuar që kjo është vlerësuar nga lexuesit dhe ndjekësit tanë në rrjetet sociale. Dhe ja ku jemi me 20 milionë lexime në muaj (shiko tabelën më poshtë).
Lexo edhe : Dëshira më e madhe e Adrola Dushit për 2020 ishte unike dhe asaj iu plotësua
Redaksia e gazetës MAPO do të vijojë të ndjekë këto vlera. Me qendrime kritike, të forta. Por të besueshme e cilësore.
Ne i urojmë lexuesve tanë një vit të ri të mbarë, me shpresën se kanë kaluar kohët e errëta, vështirësitë e sfidat e mëdha, me vitin që po lëmë pas.
Po ashtu, kartolina jonë më e bukur, gazeta MAPO në print, do të rikthehet në treg me 6 janar, pas pushimeve të fundvitit