Banesat që rrezikohen
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa qarqe të vendit, e për pasojë është vështirësuar qarkullimi i automjeteve dhe disa rrugë janë bërë gati të pakalueshme.
Në Lezhë lagja “Besëlidhja” është përmbytur nga vërshimi i ujit, i cili ka hyrë në blloqet e pallateve. Ndërkohë në lagjen e Spitalit disa familje janë të rrezikuara për shkak të gërryerjes së tokës si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Siç shihet dhe në fotot e siguruara nga Neësbomb.al, tre banesa (vila) ndodhet në “buzë të greminës” pasi dheu është gërryer aq shumë saqë duket sikur nga momenti në moment ato do të rrëzohen.
Fatmirësisht banorët janë evakuuar duke shmangur një tregjedi të mundshme.