Situata e përmbytjeve vijon të jetë e rënduar në Shkodër, ku janë ende 1880 hektarë nën ujë.
Hidrometri në Dajç ka kaluar kuotën maksimale duke arritur në 6.32 metër, ndërsa shqetësuese mbetet rruga e Obotit.
Prej disa ditësh, niveli i ujit është 80 cm dhe mund të kalojnë vetëm mjetet e larta. Edhe Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit, por banorët e fshatit janë furnizuar me ujë të pijshëm nga UKSH.
Njoftimi i plotë:
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 14.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
-Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.32m.(Kuota max 6.30 m)
-Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.65 m.(Kuota max 8.70 m)
-Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.92m. (Kuota max 7.50 m)
Lumi Kir ka prurje minimale.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1880 Ha
1.Tokë e pakultivuar 518 Ha
2.Foragjere të dyta, jonxhe 1180 Ha
3.Grurë 95 Ha
4.Bimë dekorative 80 Ha
5.Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana Malit
Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 950 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 210 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 695 Ha
Grurë 40 Ha
Pemtore 5 Ha
Në fshatin Obot, janë shpërndarë ditën e djeshme sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Ana e Malit:
-50 pako ushqimore
-200 koli ujë, nga 8 litër kolia
-51 thasë koncentrat nga 20kg
-5 ton misër
Në fshatin Muriqan (lagjia Goricë), janë shpërndarë ditën e djeshme sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Ana e Malit 3 ton miser donacin.
Nj.A Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 800 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :
-Tokë e pakultivuar 265 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhe 400Ha
-Bimë dekorative 80 Ha
-Grurë 55 Ha
UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat.
Në fshatin Shirq janë shpërndarë ditën e djeshme sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj.Adminstrative Dajç rreth 28 ton misër donacion.
Nj. A. Guri Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë
-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
-Tokë e pakultivuar 10 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhë 40 Ha
Nj.A.Bërdicë
-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe.
-Tokë e pakultivuar 30 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
-Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
-Tokë e pakultivuar 3 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
-Pemtore 2 Ha