Ndeshja derbi e kryeqytetit Partizani-Tirana që po luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan është shoqëruar me trazira.
“Panorama” mëson se disa tifozë të të dyja skuadrave janë shoqëruar në Komisariat, pasi janë përplasur mes tyre.
Ndonëse tifozeritë nuk lejohen në stadium, mbështetës të të dyja ekipeve kanë udhëtuar ditën e sotme drejt Elbasanit, për të mbështetur nga jashtë stadiumit skuadrat e tyre.
Nga përleshjet janë thyer xhamat e një biznesi si dhe i vënë flaka një objekti pranë një automjeti. Forca të shumta policie kanë shkuar për të vënë nën kontroll situatën