Nga VOA-
Në Tiranë, Dhoma Amerikane e Tregtisë tha se korrupsioni është një ndër 3 pengesat kryesore të bizneseve në Shqipëri.
Sipas drejtuesit të Dhomës Amerikane, Enio Jaço, është nevojë urgjente përmirësimi i klimës së biznesit përmes 40 rekomandimeve të hartuara nga komuniteti i biznesit.
Tiranë, Dhoma Amerikane e Tregtisë propozoi masa të reja kundër korrupsionit
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Industrisë bëri sot të ditur në konferencën vjetore se presioni i efekteve të pandemisë mbi bizenset është i jashtëzakonshëm, në klimën problematike të biznesit komuniteti i investitorëve ka mungesë besimi, ndërsa korrupsioni, kërcënimi më i madh për të ardhmen ekonomike të Shqipërisë.
Presidenti i AmCham, Enio Jaço, deklaroi sot para mediave se “asnjë nga mundësitë për zhvillim dhe biznes që ofron vendi nuk do të japë frytet e pritshme pa luftuar korrupsionin, që është një nga 3 pengesat më të mëdha të qarqeve të biznesit”.
Bizneset po përballen në Shqipëri me sfida, që kërkojnë vëmendje dhe është koha për fonde alternative dhe instrumenta të reja financimi.
Sidomos bizneset e vogla kanë nevojë për akses në financim dhe në tërësi biznesi duhet të përshtatet me normalitetin e ri Post-Covid, ndaj nevojitet një infrastrukturë e re dhe përshtatje e legjislacioni për tregtinë elektronike, ose e-commerce.
Dhoma Amerikane ka përgatitur dhe do t’i dorëzojë qeverisë javët në vazhdim 40 rekomandime mbi një strategji për tërheqjen e investimeve të huaja, për transparencë të lartë në prokurime publike dhe me kufizime për zyrtaret e përshirë në korrupsion.
Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerësoi se mundësitë për rritjen ekonomike të Shqipërisë janë të shumta, por duhet përmirësuar klima dhe besimi i komunitetit të bizneseve, duke përfituar nga pozicioni strategjik në rajon.
Sistemi i taksave duhet modernizuar, theksoi AmCham, eksportet shqiptare kanë nevojë për politika tregtare nxitëse, fuqia punëtore ka nevojë të riorientohet në periudhën Post-Covid