×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gazetari: "Rama s'hedh dot një lopatë asfalt, jo më të mbarojë një rrugë"

E Enjte, 19 Prill 2018 17:18

Kohët e fundit e gjithë vëmendja e opinionit publik dhe medias është fokusuar te "Rruga e Kombit" dhe taksa që qeveria ka vendosur për të kaluar aty.  

Nërsa, jo shumë larg Tiranës, është një tjetër aks rrugor që nuk ka njohur mbarim.

Fjala është për autostradën Tiranë-Elbasan e cila ka mbi 4 vjet që është nisur e ende është e papërfunduar.

Rruga funksionon nga hyrja e qytetit të Elbasanit, Bradashesh, dhe deri te tuneli i Krrabës, ndërsa pjesa tjetër deri në kryeqytet është në punime e sipër.

Por edhe brenda aksit funskional ka probleme të shumta, siç është edhe masivi i rënë në afërsi të tunelit.

Ndonëse kjo ngjarje ka ndodhur në muajin tetor 2017 askush nuk ka vendosur dorë në zgjidhjen e problemit. Dëmi natyror ka bërë që lëvizja në këtë segment të jetë e limituar, ndërsa as firma përgjegjëse dhe as shteti nuk kanë bërë asgjë në zhbllokimin e situatës. Rreth 7 muaj pas masivi i dherave dhe ai shkëmbor qëndron mbi rrugë si ditën e parë.

Denoncimi i gazetarit Aulon Kalaja:

Që në muajin tetor ka rënë ky masiv dheu dhe gurësh në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Asnjë punim nuk është bërë që nga ajo kohë! Rrinë kot disa mjete pune që nuk bëjnë asgjë. E të mendosh që Kryeministri premtoi se brenda ketij viti do të përfundonte e gjithë rruga Tiranë-Elbasan. Rama ka treguar gjatë 5 viteve që nuk hedh dot një lopatë asfalt, jo më të mbarojë nje aks rrugor. Por për një gjë është i aftë, të vendosë taksë 5€ në “Rrugën e Kombit”, një ëndërr e keqe për të".

Ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan nisi më 29 prill të vitit 2011. Pas “Rrugës së Kombit”, ajo ishte vepra e dytë më e madhe publike infrastrukturore që ndërtohej në Shqipëri. Ky projekt parashikonte që segmenti, që lidh kryeqytetin me Elbasanin për vetëm 31 kilometra, të shkurtonte kohën në rreth 50 minuta për udhëtarët.

Gjë që parashikohej të kishte 4 korsi, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime, ndërsa vlera totale e investimit prej rreth 290 milionë dollarësh u sigurua përmes disa donacioneve të Bankës Islamike për Zhvillim.

Por edhe sot e kësaj dite, kur data shënon 16 prill, pra rreth 7 vjet më pas, rruga në fjalë është ende e papërfunduardhe pavarësisht premtimeve politike, askush nuk mund të thotë kohën e saktë se kur do të përfundojë...

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...