Raporti i OBSH-së: Shqipëria, ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë në Europë nga orët e gjata të punës. Kush punon më shumë e kush më pak

Tuesday, 25 May 2021 08:11

 

Një studim i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizatës Ndërkombëtarë të Punës (ILO) në 194 vende të globit ka gjetur se, orët e gjata të punës rrisin fatalitetet që lidhen më sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Harta globale e vdekjeve nga puna e tepërt tregon se, Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara në Europë. Të dhënat e OBSH-së dhe ILO-s tregojnë se, Shqipëria kishte 6.6-7.7 vdekje për 100 mijë banorë, një nga nivelet më të larta europiane. Përveç Shqipërisë shihet se, edhe vendet e tjera të Ballkanit kanë vdekshmëri të lartë për shkak të barrës së sëmundjeve që vijnë nga orët e gjata të punës dhe profesionet.

 

Sipas të dhënave të brendshme të publikuara nga INSTAT, orët mesatare aktuale javore të punës për të punësuarit me pagë në vitin 2019 ishin 43.4, kohë më e gjatë me gjatë se në vendet e tjera europiane që punojnë 30-35 orë në javë. Në fakt, i gjithë Ballkani punon më gjatë. Rekordin e mban Mali i Zi, me 44.4 orë në javë, Maqedonia (41.3), Serbia (42.3).

 

Por edhe në Europë, vdekshmërinë më të lartë nga orët e gjata në punë i kanë vendet e Lindjes, si Ukraina, Bjellorusia, Moldavia me 10-15 vdekje për 100 mijë banorë (shih hartën bashkëngjitur). Rreziqet nga orët e gjata në punë janë kryesisht të larta në vendet e Azisë dhe në Kinë dhe në disa shtete të Afrikës. Ndërsa nivelet më të ulëta të rreziqeve në shëndet që vijnë nga orët e gjata të punës i kanë vendet e Europës Perëndimore dhe SHBA-së.

 

Konventa e Ndërkombëtarë e Orëve të Punës parashikon që orari i punës i të punësuarve nuk duhet të kalojë 8 orë në ditë dhe 48 orë në javë (me disa përjashtime). Në disa vende përcaktimi i orëve të gjata të punës varet nga rregulloret kombëtare. Sidoqoftë, shumë vende përcaktojnë orët standarde të punës si 35-40 orë në javë dhe duke punuar ≥41 orë në javë si punë jashtë orari.

 

OBSh dhe ILO arritën në konkluzionin se orët e gjata të punës rrisin vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë nga sëmundja ishemike e zemrës dhe goditja përmes stresit psikosocial. Rreziku vjen nëpër dy rrugë kryesore:

– E para çlirimi i hormoneve të tepërta të stresit për shkak të punës me orë të gjata mund të shkaktojë çrregullime në sistemin kardiovaskular.

-E dyta është përmes përgjigjeve të sjelljes ndaj stresit, ku përfshihet përdorimi i duhanit, alkoolit, dietës jo të shëndetshme, pasivitet fizik dhe çrregullimi i gjumit që ndikojnë për keq në shëndetin e zemrës.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), të asistuar nga Grupe të Mëdha Pune dhe ekspertë individualë, kryen analiza të rreziqeve relative të sëmundjes ishemike të zemrës dhe goditjes në tru në grupet e personave që punojnë 41-48, 49-54 dhe ≥55 orë / javë, krahasuar me personat që punojnë 35-40 orë / javë .

 

Studimi tregoi se puna ≥55 orë / javë shoqërohet me një rrezik më të lartë të sëmundjes ishemike të zemrës dhe goditjes në tru, krahasuar me punën 35-40 orë në javë.

Të dhënat ofruan bazën e provave për hartimin, zhvillimin, planifikimin, koston, zbatimin dhe vlerësimin e legjislacionit, rregulloreve, politikave, programeve dhe ndërhyrjeve për të zbutur ekspozimin e faktorit të rrezikut në punë dhe barrën e sëmundjeve

Kush punon më shumë (gjatë) dhe më pak në Shqipëri

Administrata publike është ajo që punon me orë më të shkurtuara, sipas INSTAT, me të dhënat e fundit që i referohen vitit 2019. Në total janë 39.5 orë pune, të vetmit me më pak se 40 orë pune në javë. Gratë në administratë punojnë mesatarisht 38.5 orë në javë, më pak nga gjithë të tjerët.

Më gjatë punohet në sektorin e prodhimit, me 46.3 orë mesatarisht, në nivele të ngjashme si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Sektori i dytë me orë më të gjata është ai i tregtisë, transportit, hotelerisë, shërbimeve të biznesit dhe administrative. Në dyqane, bare-restorante e hotele, të punësuarit punojnë me kohë të zgjatur që arrin deri në 45 orë në javë.

Më pas renditet ndërtimi (44.3 orë) dhe bujqësia (43.4 orë).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...