Papunësia në tre mujorin e parë të vitit 2021 ka shënuar rritje, krahësuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. INSTAT raporton se shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç u ul me 2,6 %.
Në raportin e publikuar së fundmi nga INSTAT, është krahësuar shkalla e papunësisë në tre mujorin e parë të 2021-it me atë të vitit 2020.
Rënia më e lartë e punësimit në terma vjetorë është regjistruar në sektorin e bujqësisë me 7,8 % dhe sektori i shërbimeve me 0,3 %. Industria ka pësuar rritje me 1,5 %.
Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 11,7 % dhe për gratë 12,1 %. Krahasuar tremujorin e parë të 2020-ës, shkalla e papunësisë për burrat është rritur me 0,7%, ndërsa për gratë është rritur me 0,2%.
Ndërkohë për të rinjtë, niveli i papunësisë ka shfaqur vazhdimisht tendecë rritëse, sipas INSTAT. Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 23,3 %.
Krahasuar me të njëjtën peridhë të një viti më parë, papunësia te të rinjtë është rritur 3,3%