Tritan Kalo, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ka dhënë disa këshilla se si duhet ta përballojmë këtë periudhë me temperatura të larta.
Muajt e verës sipas tij, janë të mbushura me baktere të shumta, shto këtu dhe temperaturat e larta, bëhet një rrezik i madh për shëndetin.
Sipas mjekut, moshat më të rrezikuara janë ato ekstreme, pra fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 65 vjeç, sidomos ata që vuajnë nga sëmundjet kronike.
Ushqimet e shitura apo konsumuara sipas mjekut Kalo janë një tjetër rrezik, ndaj ai i kërkon qytetarëve të vetëndërgjegjësohen dhe për çdo problematikë të drejtohen te mjekët.
“Kohë kovidiane….29.06.2021….Postimi i mëposhtëm i shkruar në “nxehtësinë përvëluese të motit politik dhe atij natyror”, vlen të ripostohet edhe në këto ditë të kësaj “furre natyrore”, e cila ka gjasë të jetë bashkudhëtare e jona e kësaj vere të 2021-it…..Përkujdesi ndaj vetes dhe të afërmve duhet të jetë maksimal si për hidrimin e kujdesshëm po ashtu edhe për ushqimin e shpeshtë e të variueshëm, përsa kohë që nevojat e trupit për to rriten shumë….Moshat ekstreme, fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 65, si dhe ata/ato që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, diabetit, hipertensionit, etj., janë nga më të ekspozuarit dhe më të rrezikuarit në këto temperatura ekstreme jo të zakonshme për stinën….Vetndërgjegjësimi mbetet primordial në përballimin e kësaj situate…..
Temperaturat e larta rrisin shumë rreziqet e toksiko-infeksioneve ushqimore prej ushqimeve të përgatitura, të shitura ose të konsumuara në kushte higjeno-sanitare jo të përshtatëshme….45-50% e tyre vinë kryesisht nga shitësit ambulantë buzë detit apo buzë rrugëve, të pa paisur me mjete të përshtatëshme frigoriferike për ruajtjen e ushqimeve që tregëtojnë….KURRË mos ripërpunoni termikisht për një fitim të munguar ushqimet e mbetura për t’i ritregtuar ato, sidomos orizin e gatuar disa orë ose ditë më parë…. Grumbullimet masive për ceremonitë festive të gëzimeve familjare janë potencialisht të rrezikshme, nëse organizuesit e tyre i nënvlerësojnë kushtet higjeno-sanitare të përgatitjes, të ruajtjes dhe të shërbimit të ushqimeve për këto ceremoni….VERA po ashtu bashkëshoqërohet me infeksione nga më të ndryshmet të çdo organi tonë….Ndaj KUJDES dhe vetëm KUJDES….
Në çdo rrethanë ne MANTELBARDHËT dhe i gjithë personeli tjetër në Shëndetësinë Publike dhe jo vetëm jemi të gatshëm që me Profesionalizmin, Punën, Përkushtimin dhe Përkujdesjen t’ju gjëndemi, nëse shëndeti juaj vihet në rrezik….Together forever!!!”, shkruan mjeku Kalo