Si vitin e shkuar, edhe këtë herë në Kakavijë situata duket e njëjtë. Radhë të gjatë qytetarësh janë krijuar. Përveç ngadalësimit të procedurave për shkak të rregullave anti-covid, një shkak tjetër është edhe puna me një sportel e palës greke si dhe heqja e fashës së orareve e kuotave që ishin vendosur për kufizimin e përhapjes së pandemisë. Deri në mesditë, në kufi kanë kaluar më shumë se 3 mijë shtetas