Mësohen emrat e disa prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër arreste ditën e shtunë për shpërdorim detyre dhe korrupsion në tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit që u zhvillua në vitin 2020 kur ministria drejtohej nga Sandër Lleshaj.
Sipas burimeve, emrat e të ndaluarve janë: Edlira Naqellari, Kreshnik Bejkaj, Ani Omuri, Klevis Hasani, Anisa Bogdani, Flutura Cekrezi, Fatmir Demneri, Gezim Mingaj dhe Mariglen Buzalo, persona të hetuar dhe me masa sigurimi.
Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Kreshnik Bejkaj janë anëtarët e komisionit të vlerësimit të tenderit.
Ndër të arrestuarit dyshohet se është dhe një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme.
Aksioni është ende në vazhdim dhe akuzat zyrtare nga SPAK për këtë operacion nuk janë bërë publike.
Me këtë tender të paracaktuar, të denoncuar nga partia Demokratike me fakte dhe emra, këta zyrtare të shtetit dyshohet se i kanë shkaktuar një dëm të madh Buxhetit të Shtetit