Policia Bashkiake mësyn në fshatin Mustafakoç në Baldushk dhe me mjete të rënda ka hyrë në tokat e mbjella të banorëve të zonës.
Më shumë se 30 familje në zonë kundërshtojnë projektin ku është planifikuar ndërtimi i pallateve për banorët, banesa e të cilëve u është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019.
Gjendja është e rënduar pasi banorët shohin me sy si po u shkatërrohen tokat e mbjella për të cilat ata kanë derdhur mund dhe djersë. Madje një grua thotë se ka marrë kredi për ta punuar. Banorët janë në proces gjyqësor.
Ata nuk janë kundër rindërtimit por përsa kohë janë në proces gjyqësor të përfundojë ky proces.