Biznesi në fazën III të Fiskalizimit: 'SelfCare' tepër i ngadaltë, është i papërdorshëm

Premte, 03 September 2021 08:59

 

Pak ditë nga nisja e fazës së tretë të fiskalizimit, bizneset po hasin probleme për pranimin e tyre në SelfCare (ngarkimi i certifikatës elektronike) dhe të faturave të blerjeve për shkak të mbingarkesës të platformës. Bizneset shprehen të shqetësuara që po harxhojnë shumë kohë në hapjen e portalit, i cili punon në mënyrë të ngadaltë dhe e bën atë të papërdorshëm.

Në fazën III të procesit kanë detyrimin të fiskalizohen bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë. Në total sipas të dhënave të DPT-së janë 90,000 subjekte. Faza e dytë nisi zbatimin nga 1 korriku për transaksionet pa para në dorë mes bizneseve. Pritej që për këtë fazë të ndryshonin faturimin 31,000 biznese. Në total do të duhet të fiskalizohen rreth 120 mijë subjekte.

 
Ashtu siç ndodhi edhe në ditët e para të zbatimit të fazës II, edhe pas 1 Shtatorit bizneset po hasin vështirësi me portalin SelfCare, për shkak të mbingarkesës. Kjo ndodh kur vetëm 45% e bizneseve që kanë detyrimin të fiskalizohen janë pajisur me certifikatën e sigurisë nga AKSHI. Sipas të dhënave të DPT-së deri më 31 gusht me certifikatë elektronike ishin pajisur 53, 492 subjekte. Ende portali SelfCare nuk po përdoret nga 120,000 bizneset që kanë detyrimin të fiskalizohen.

 

“Ky është portali SeflCare, shikoni videon sesa kohë më është dashur për t’u futur tek seksioni i faturave të shitjes. Për krahasim në fund të videos klikova edhe në faqen e tatimeve, e cila hapet menjëherë”, pohon një subjekt për Monitor (video më poshtë).

 

Shpejtësia me të cilin punon portali është bërë pengesë edhe për aktivitetin e një tjetër biznesi. “Punoj me një linjë të shkëlqyer interneti, me shpejtësi shkarkimi 50 Mbps. Imagjino se çfarë ndodh me bizneset e tjera që punojnë me internet të thjeshtë. Nga tatimet kjo problematikë trajtohet sikur është gjëja më normale, madje shprehen se bizneset mund të përdorin portalin SelfCare pa pagesë. Për dikë që punon në vazhdimësi, ritmi që punon portali e bën totalisht të papërdorshëm. Nuk ka kuptim bëj një klikim dhe prit dy minuta, ndërkohë që do të duhet të presësh fatura, të fiskalizosh importe, etj”, nënvizon një tjetër biznes.

Më herët ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se për të lehtësuar procesin e lëshimit të faturës elektronike, subjektet mund të përdorin pa pagesë portalin Self-Care, si një zgjidhje e thjeshtuar dhe e kuptueshme.

Kontabilisti Armand Mala thotë se problematika e krijuar vjen për shkak të fluksit të bizneseve që kërkojnë të regjistrohen në portal dhe përdorimit të tij për fatura. “Bizneset veç po provojnë ose pranojnë ndonjë faturë blerje dhe disa biznese (vetëm të vetëpunësuar) po presin faturë tatimore shitje. Normalisht ka dhe nga ata që tentojnë të ngarkojnë certifikatën elektronike. Por duket që është çështje fluksi se pasdite vonë më 1 shtator ecuria e portalit nuk ishte kaq e ngadaltë”.

Kontabilisti Armand Mala parashikoi edhe më herët se kjo fashë biznesesh do të haset me probleme për pranimin e tyre në portalin SelfCare për shkak të numrit të lartë të tyre.

Lexo edhe këtë: Faza III e fiskalizimit/ Kontabilistët: Numri i lartë i bizneseve të vogla do krijojë probleme për pranimin në SelfCare

Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, janë 23,345 biznese të fiskalizuara dhe 21,9 mln fatura të fiskalizuara që prej 1 Janarit të këtij viti. Tatimpagues që kanë lëshuar fatura me parë në dorë në total janë 15,993 dhe tatimpagues që kanë lëshuar fatura pa para në dorë janë 15,403. Nga të dhënat rezulton se numri i faturave me para në dorë është 20,6 mln dhe i faturave të fiskalizuara pa para në dorë është 1,3 mln./D.Azo/MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...