Nëse do të përzgjidhnit një person të rastësishëm në Europë, ka një shans prej 75% që ai të jetojë në një zonë urbane dhe jo në atë rurale.
Në dekadat e ardhshme, përqindja e popullsisë urbane të këtij rajoni, pritet të rritet edhe më tepër, nga 75% në 84%, deri në vitin 2050.
Bazuar në normat mesatare vjetore të rritjes së popullsisë midis viteve 2020-2025, cilat janë qytetet me rritjen më të shpejtë në Europë?
Rusia, me shtrirjen e gjerë territoriale, përmban 6 nga 20 qytetet kryesore me rritjen më të shpejtë të popullsisë në Europë.
Balashikha – qyteti europian me rritjen më të shpejtë – ndodhet vetëm 25 km jashtë Moskës. Zgjerimi i shpejtë në periferitë e qyteteve të mëdha lidhet me zgjerimin e shtrirjes urbane.
Megjithëse Balashikha parashikohet të përjetojë normën më të shpejtë vjetore të rritjes së popullsisë (2.01%) në rajon gjatë viteve të ardhshme, kur krahasohet me qytetet e tjera në nivel global, ai renditet vetëm në vendin e 768-të.
Tirana mes vendeve me rritjen më të shpejtë
Nga qytetet europiane Tirana renditet në vendin e tretë, pas dy qyteteve ruse, më një normë rrije prej 1.63% në pesë vite (2020-2025).
Europa në krahasim me botën
Është e rëndësishme të theksohet se normat e rritjes urbane në Europë, janë relativisht të ngadalta në krahasim me shumë pjesë të tjera të botës, si Azia dhe Afrika.
Në periudhën 2020-2025, qyteti me rritjen më të shpejtë në botë, Gwagwalada, në Nigeri, pritet të rritet mbi 3 herë më shpejt se qyteti i parë në Europë, Balashikha