Rritet numri i urgjencave në spitalin Infektiv. Në një lidhje për ‘News24’ gazetari Erjon Skëndaj deklaroi që prej mëngjesit të sotëm, në COVID 1 janë paraqitur 11 autoambulanca.
Skëndaj pohon se duke marrë shkas nga rastet e sotme, numri i të shtruarve në dy spitalet Covid shkon në 226 të shtruar, ndërkohë që në total janë 270 shtretër.
Sipas gazetarit, duke marrë shkas nga situata në fjalë, Ministria e Shëndetësisë mund të hapë COVID4, që ndodhet në autostradë. Mësohet se pacientët e shtruar në spitalet covid janë kryesisht të pavaksinuar, por nuk përjashtohen dhe rastet kur pacientët janë vaksinuar