Letra e Gjermanise:Te rikthehen vizat me Shqiperine.

E Enjte, 30 September 2021 09:33

 

Media pranë Brukselit, EUobserver ka publikuar një dokument, ku thuhet se Gjermania i ka bërë një kërkesë BE-së më 27 shtator 2021 për pezullimin e lëvizjes së lirë për Ballkanin Perëndimor dhe rikthimin e sistemit të vizave për disa vende, përfshirë këtu dhe Shqipërinë. Shkak për këtë është bërë numri i lartë i azilantëve. Duket se një prej arritjeve më të mëdha të shekullit, ajo e lëvizjes së lirë është seriozisht e rrezikuar

Një prej arritjeve më të mëdha të këtij shekulli, qarkullimi pa viza i shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, është më e rrezikuar se kurrë. Media pranë Brukselit, EUobserver ka publikuar një dokument, ku thuhet se Gjermania ka bërë kërkesë më 27 shtator 2021, për pezullimin e lëvizjes së lirë për Ballkanin Perëndimor dhe rikthimin e sistemit të vizave për disa vende, përfshirë këtu dhe Shqipërinë. Shkak është bërë numri i lartë i azilantëve.

“Sipas statistikave kriminale për vitin 2020 vendet partnere të BE dhe vende të Ballkanit si Shqipëria dhe Serbia janë në 10 vendet që dhunojnë ligjet ndërkombëtare”, shkruhet në dokument.

 

Gjermania regjistroi rritje në “shkeljet e paautorizuara të qëndrimit” nga Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina pavarësisht një rënie të përgjithshme vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Gjithashtu dokumenti citon një rritje prej 51 përqind të kërkesave për azil nga Gjeorgjia gjatë tre muajve të fundit, në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2019.

 

“Që siguria të jetë e lartë dhe migrimi të qëndrojë i ulët duhet që për vendet e treta të kërkohen viza për lëvizjen e tyre”, shkruhet më tej në dokument.

Njerëzit nga Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë lejuar të udhëtojnë në BE pa vizë deri në 90 ditë që nga dhjetori 2009. Kjo u pasua në vitin 2010 me Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, Moldavinë në 2014, dhe Gjeorgjinë dhe Ukrainën në 2017. Por jo të gjithë janë të kënaqur, pasi kërcënimi i të ashtuquajturit ‘Mekanizmi i Pezullimit të Vizave’ tani po diskutohet në mënyrë aktive.

Kërkesat
EUobserver shkruan se ka një rritje me më shumë se 50 përqind në qëndrimet e parregullta, ose aplikantët për azil me përqindje të ulëta njohjeje. Në këto kushte është e nevojshme që vizat të rivendosen. Vendet që refuzojnë të marrin shtetasit e tyre gjithashtu mund të shohin kthimin e vizave. Italia bëri komente të ngjashme mbi Moldavinë, duke vënë në dukje se rrjetet e trafikimit të qenieve Franca ishte gjithashtu e pakënaqur me Shqipërinë dhe Gjeorgjinë dhe mbetet e kujdesshme ndaj serbëve. Republika Çeke tha se ka parë një numër të lartë të kërkesave të pabazuara për azil nga shtetas gjeorgjianë, moldavë dhe ukrainas. Nga ana e saj, Belgjika e përshkroi numrin e kërkesave për azil nga Moldavia në vitin 2021 “si një rritje alarmante. Holanda është shteti i parë dhe i vetëm i BE-së që deri më tani ka kërkuar pezullim pa viza. Por kërkesa e saj, kundër Shqipërisë në vitin 2019, u refuzua nga Komisioni Evropian.

Statistikat
Që nga janari i vitit 2008 deri në qershor të vitit 2021 janë rreth 202 mijë shtetas shqiptarë që kanë kërkuar azil në një nga vendet e Bashkimit Europian referuar Agjencisë Evropiane të Statistikave. Numri më i madh i aplikimeve për azil është shënuar në vitin 2015 me rreth 66 mijë aplikime, ku rreth 70% kishin destinacion Gjermaninë. Më tej shifrat janë përgjysmuar, ndërsa në vitin 2018 është shënuar një tendencë rritëse e lehtë. Në vitin 2020, pandemia frenoi përkohësisht aplikimet për azil për shkak të karantinës dhe kufizimeve të udhëtimeve, por nuk i ndali tërësisht. Duke iu referuar Eurostat, pas lehtësimit të masave ka pasur një rritje të kërkesave për azil, por në Shqipëri ka rreth 800 kërkesa më pak se 6 mujori i parë i vitit që lamë pas.

Ndërkohë në një raport të Zyrës Evropiane për Mbështetjen e Azilit thuhet se Shqipëria ka frenuar kërkesat për azil, por numri mbetet ende i lartë dhe disa janë edhe kërkesa të përsëritura. EUROSTAT bëri të ditur se këtë vit dy shtetet më të preferuara nga azilantët shqiptarë janë Franca me 365 aplikime dhe Greqia me 285. Në vend të tretë është Italia, e ndjekur nga Gjermania. Në raportin e fundit të Eurostat thuhet se sirianët përbëjnë grupin më të madh të personave që kanë kërkuar azil, pas tyre vijnë afganët dhe pakistanezët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...