Instituti i Shëndetit Publik ka dalë me nëj përgjigje zyratre përsa i përket helmimit masiv në Krujë, ku mbi 600 qytetarë morën trajtim në spital për shkak se u helmuan nga uji.
Nëndrejtori i ISJP, Dritan Ulqinaku, në një prononcim për mediat u shpreh se është konstatuar prezencë e bakterit “enterokokus” në një pikë të ujësjellësit, që mendohet se ka sjellë edhe këtë shqetësim.
“Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri Enterokokus. Shkak i këtyre shqetësimeve, situata që sot flasim është shumë e qetë, ka mbaruar pothujashe shqetësimi. Do e ndjekim me rigorozitet, është epidemi e shkaktuar nga uji”, tha Ulqinaku.
Ka përgjegjës?
Derisa them që ëhstë një epidemi hidrike, besoj se përgjegjësia bie mbi ujësjellësin e Krujës.