Tensione të forta ka në këto momente në rrugën 5 Maji në Tiranë, midis banorëve që do t’u shemben shtëpitë dhe forcave të rendit që kanë shkuar për të mundësuar punën e fadromave të IKMT-së.
Më në distancë janë vendosur forcat e FNSH-së.
Në krye të përplasjes janë rreshtuar gratë dhe vajzat, që kërkojnë të mos u preken shtëpitë.
Një nga banorët që është edhe vetë i rrezikuar nga shembja e shtëpisë në një zonë të ngjashme është edhe gazetari Bled Marku i SYRI TV, i cili shkoi sot në mëngjes në rrugën 5 Maji dhe filmoi skenat tronditëse të dëshpërimit.
Banorët e kësaj rruge nuk janë kundër shembjes së banesave dhe zhvillimit të qytetit, por ata kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e tyre që i ndërtuan vite më parë dhe nuk ua kanë legalizuar.