Ka dy ngjyrime të ndryshme në fjalimet e protestës:
Një përqasje e trajton kryeministrin dhe qeverinë, si bashkëbisedues në një bisedë ku negociohet për vendosjen e ekuilibra të rinj në një marrëdhenie të c’ekulibruar.
Përqasja e dytë është më drastike; me hajdutin që të vjedh e mashtron nuk mund të negociosh, aq më tepër ndërsa i ka duart akoma zhytur në xhepin tënd.
Përqasja e parë sjell zgjidhje të menjëhershme për urgjencën kombëtare dhe edukon protestuesit sesi të negociojnë në një bashkëbisedim, leksion mëse i nevojshëm për ne si popull.
Nga ana tjetër përqasja e dytë mund të sjellë ndryshim më thelbësor, që shoqëruar me krizën në opozitë mund të jetë moment i duhur për të sjellë një shkundje dhe figura të reja. Edhe nëse nuk arrin këtë të fundit, sërish e detyron palën qeverisëse të ulë dozën e fodullëkut dhe propagandës sharlatane, gjatë negociatës me popullin protestues.