Tridhjetë artikuj të shportës, përfshirë naftë e gaz, u shitën 20% më shtrenjtë dje

E Enjte, 17 Mars 2022 09:50

 

30 artikujt kryesorë të shportës së mallrave, ku përfshihen nafta dhe gazi, më datën 15 mars u shitën 20% më shtrenjtë se në janarin e këtij viti.

Lista e çmimeve në muajin janar ka si referencë matjet e INSTAT të disponueshme për publikun në web-in zyrtar, ndërsa çmimet e datës 15 mars u morën nga pikat e pakicës në kryeqytet, që kanë reflektuar nivelet më të ulëta të rritjes.

Sipas listës së çmimeve bashkëngjitur, rritjen më të madhe në vlerë e patën yndyrat, mielli dhe nënproduktet e tij, hidrokarburet etj.

 

 

Çmimet e vajit dhe gjalpit kishin përqindjet më të larta të rritjes. Një kg gjalp u shit dje me 1,000 lekë nga 682 lekë në janar, me një rritje 46.6%, ndërsa çmimi për një litër vaj u rrit me 40% duke shkuar në 320-330 lekë për kg nga 228.1 lekë që ishte në janar 2022.

 

Çmimet e yndyrave u rritën me shpejtësi pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Vendet në konflikt kryesojnë listën e eksporteve të vajit dhe lëndës së parë për këtë produkt.

Të përfshira në luftë dhe sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë sollën rritje të menjëhershme të çmimeve në produktet e vajit. Ndërsa çmimi i gjalpit ka si shkak kryesor faktorë të brendshëm që janë krijuar nga kostot e larta të energjisë dhe karburanteve në fabrikat e përpunimit të qumështit.

Për shkak se shumë prej tyre e blejnë energjinë në treg të lirë, aktualisht një kilovat energji blihet 4-5 herë më shtrenjtë se vitin e kaluar në këtë periudhë.

Pas yndyrave. rritjen më të lartë e shënoi mielli dhe nënproduktet e tij. Një kilogram miell i paketuar u shit dje me pakicë me 135 lekë nga 99.2 lekë në janar, duke u rritur me 36%. Çmimi i makaronave u rrit me 20.5% dhe buka një kilogram u rrit me rreth 17%.

Një litër qumësht u shit dje 160 lekë për litër nga 120.3 lekë në janar. Ndërsa një litër kos natyral u shit me 150 lekë me rritje 16.2% në krahasim me muajin janar.

Kostot e larta të energjisë dhe transportit po prekin të gjithë zinxhirin e industrisë ushqimore në vend. Rritja e ushqimit për kafshë po rrit kostot e fermave të mëdha, pasi Ukraina dhe Rusia ishin lojtar të rëndësishëm në Europë për furnizimin me këto produkte.

Për këto arsye, edhe çmimi i një veze u rrit me 16%. Një kokërr tani po shitet me 21 lekë nga 17 lekë që ishte në janar 2022.

Çmimet e naftës dhe gazit gjithashtu u rriten fort pas luftës. Një litër naftë dje kushtoi rreth 10% më shumë se ne janar 2022. Çmimi tani po kontrollohet nga një bord i përbashkët me përfaqësues të qeverisë dhe tregut, të cilët mblidhen periodikisht për ndryshimin e çmimeve.

Në krahasim me muajin janar kanë pësuar ulje vetëm çmimet e kastravecëve dhe qepëve. Kastravecët shiten 14% më lirë se në janar, për shkak se në treg ka dalë prodhimi i ri i serrave, ndërkohë që kërkesa për eksport ka shfaqur probleme pas luftës në Ukrainë.

Lufta ka ndryshuar tendencat e konsumit. Nën panik se çmimet do të rriten më tej dhe se produktet do të mungojnë në treg, këtë muaj pati blerje jo të zakonta në artikujt e vajit dhe miellit në atë masë sa u zbrazën raftet e njësive të shitjes./B.Hoxha/MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...