Gëzuar Pashkët! Krishti u ngjall! Me këtë urim besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët.
Në vendin tonë mbrëmë është mbajtur mesha e shenjtë në të gjitha kishat katolike. Në Tiranë mesha nisi në orën 23:00 në Katedralen e Shën Palit. Kjo është mesha e parë që zhvillohet në mesnatë pas 2 vitesh nën masat e pandemisë së COVID-19, ndërkohë që besimtarë të shumtë kanë mbushur Katedralen në kryeqytet për ta ndjekur.
Për besimtarët katolikë Pashkët janë simboli i fitores së të mirës mbi të keqen, kujtesa simbolike e ringjalljes së Krishtit pas Kryqëzimit dhe mposhtjes prej tij të vdekjes. Në Katedralen e Shën Palit, në Tiranë, rituali filloi me ndezjen e zjarrit në oborrin e Katedrales, që simbolizon largimin e të keqes, vuajtjes, dëshpërimit dhe triumfit të jetës