Zoto mori paratë, banka bllokon kompanitë e inceneratorëve. Nuk paguajnë kredinë

Premte, 24 February 2023 14:38
 
 

Kompanitë e inceneratorëve, të cilët marrin qindra miliona euro nga buxheti i shtetit, nuk paguajnë këstet e kredisë. Një bankë e nivelit të dytë ka bllokuar llogaritë e kompanive koncensionare të djegësve të Fierit dhe Elbasanit, për shkak se nuk kanë qenë korrekte me pagesat. Kjo forcon dyshimet për skemën e zhvatjes masive me paratë publike

Një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri ka bllokuar llogaritë e kompanive koncesionare të landfillit të Elbasanit dhe Fierit, duke dhënë një dëshmi të radhës se afera e inceneratorëve ishte një skemë zhvatjeje masive të parave publike.

 
 

Në media është raportua se banka ka bllokuar llogaritë e ‘Albtek Energy’ dhe ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’, për shkak se nuk kanë paguar këstet e kredive. Kontratat koncesionare të nënshkruara mes qeverisë së Edi Ramës dhe kompanive të Klodian Zotos e Stela Gugalljas, parashikonin që inceneratori i Elbasanit dhe i Fierit do të ndërtoheshin me fondet e shoqërive private dhe shteti do të kryente pagesat me këste për disa vite.

 

Por, siç ka raportuar më herët ‘Syri Televizion’, dy kompanitë private nuk kanë pasur burime financiare. Të dyja këto kompani kanë marrë kredi bankare për realizimin e veprave publike, duke vënë si barrë hipotekore pikërisht kontrata koncesionare me Shtetin.

Shoqëria ‘Albtek Energy’, në pronësi formale të Stela Gugallja, ka marrë kredi bankare në Qershor 2015, duke vendosur kolateral kontratën koncesionale për inceneratorin e Elbasanit. Në muajin Nëntor të vitit 2016, edhe kompania ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’, në pronësi të Klodian Zotos, vendos kolateral kontratën koncesionare për inceneratorin e Fierit, me qëllim marrjen e kredisë bankare.

Të dhënat zyrtare nga Buxheti i Shtetit tregojnë se Qeveria ‘Rama’, nëpërmjet Ministrisë së Infrastrukturës, ka kryer pagesat e plota për landfillin e Elbasanit, në vlerë totale 33 miliardë lekë të vjetra, si dhe shumicën absolute të faturave për landfillin e Fierit, për një total prej 41 miliardë lekë të vjetra.

Qeveria shqiptare ka vijuar të kryejë pagesat për Zoton e Gugalljan, megjithëse ata janë të shpallur në kërkim prej më shumë se një viti për korrupsion e pastrim parash. Kjo dëshmon se Zoto dhe Gugallja kanë marrë paratë, të cilat duket se janë zhdukur bashkë me arratisjen e tyre, ndërkohë që inceneratorët ende nuk funksionojnë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...