Voltana Ademi në gjykatën e Apelit Shkodër në mbështetje të të arrestuarve

Premte, 20 Prill 2018 12:59

Revoltës së thellë për mbajtjen në burg të 11 protestuesve të pafajshëm kuksianë i është bashkuar edhe Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Voltana ka kërkuar më parë nëpërmjet një statusi në “Facebook” nga gjykata e Apelit të Shkodrës drejtësi për kuksianët e pafajshëm.

Statusi i plotë:

“Drejtësia” ka rastin të tregohet e drejtë dhe të dalë mbi presionet politike

11 qytetarë të mirë kuksianë prej shumë ditësh janë padrejtësisht në burg. Ata mund të ishin shkodranë, lezhjanë, vlonjatë, korçarë sepse të gjithë po vuajmë njësoj arbitraritetin e një qeverisje që vetëm për qytetarët nuk po mendon.

Jemi në një pikë kur duan të na privojnë edhe nga e drejta për të protestuar, për të folur kur dikush po na shtrëngon lakun në fyt ditë pas dite. Është e rëndë ta pranojmë, por janë hapat e parë të instalimit të asaj që menduam se e lamë pas në 1990-ën.

Heshtja jonë, indiferenca jonë e lehtëson mbijetesën e antivlerave. Por nuk do të heshim dhe nuk duhet të heshtim.
Gjykatat shqiptare, mes tyre edhe Gjykata e Apelit në Shkodër janë nën një presion shumë të madh politik. Por pikërisht kjo gjykatë ka rastin të tregohet e drejtë, të bëjë drejtësi për 11 kuksianet, 11 shqiptarët e varfër që po përballen me burgosje të padrejtë.

E dimë se është një sfidë jo e lehtë sepse e njohim të gjithë realitetin e rëndë që na është imponuar. Por nesër Gjykata e Apelit të Shkodrës ka mundësinë të ngjallë shpresën për të gjithë shqiptarët: Drejtësia në këtë vend nuk ka vdekur!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...