Në të njëjtën masë ka rënë edhe numri i vdekjeve, duke bërë që shtesa natyrore e popullsisë të jetë pozitive në periudhën korrik-shtator.
INSTAT bën me dije se në gjashtë qarqe të vendi shtesa natyrore është pozitive, ndërsa në gjashtë tjera negative, ku përfshihen Gjirokastra, Berati, Vlora, Korça, Fieri dhe Shkodra. Ndërkohë shtesën pozitive më të lartë në vend vijon ta ketë Tirana, ndjekur nga Durrësi, ndërsa Korça ka shtesën më të ulët.
Ndërkohë në tremujorin e parë të këtij viti vendi përjetoi më shumë vdekje se sa lindje, duke ngritur shqetësime për lëvizjet demografike të vendit.