Gjykata e Shkodrës i bindet urdhërit të Ramës për të burgosur kuksianët

Premte, 20 Prill 2018 15:24

Pas tre orë seance , gjykata e Apelit në Shkodër ka liruar 7 nga 11 kuksianët që mbaheshin në burg për shkatërrim të pronës në protestën e zhvilluar më 31 mars kundër tarifës së “RRugës së Kombit”.

U lanë në burg Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës, Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës, Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës dhe Xhevahir Gashi.

"Ky ishte turp e maskaradë" tha deputeti i PD-së, Bardh Spahia- "Revoltë mbarëpopullore nga Shkodra në Sarandë"

Deputeti Edmodn Spaho u shpreh: Do vazhdojmë betejën për të liruar edhe të 4 kuksianëve të tjerë. Ata mbahen në burg padrejtësisht

Ndërkohë vendimi nuk u prit mirë nga protestuesit e vendosur para gjykatës. Gjatë këtij momenti pati dhe tymuese.

Protesta e fishekzjarre

 Familjarë dhe dhjetra qytetarë të tjerë të mbledhur para Gjykatës së Apelit e kanë përcjellë me hedhje kapsollash pritjen e marrjes së vendimit nga trupi gjykues për 11 të arrestuarit.

Avokati, Altin Goxhaj, deklaroi se janë shkelur procedurat ligjore për arrestimin e protestuesve të 31 marsit në Rrugën e Kombit.

Goxhaj: Puna është të shpallen të pavlefshme procedurat e ndalimit, vendimi i gjykatës së shkallës së parë që i bëri të vlefshme ato procedura. Do ketë drejtësi në Shqipëri apo jo? Ky ëShtë akti i parë i varrosjes së fillimit të përballjes së gjykatave me urdhrat e qeverisë. Nëse nuk shpallet i pavlefshëm urdhri i prokuroRisë dhe më pas i gjykatës për ta certifikuar atë për mënyrën si janë rrëmbyer njerëzit gjatë natës në shtëpi, në shtëpi sot ësHtë data e fillimit të diktaturës

Gjyqi u bë për katër kioska, që tha 7 milion euro ai i madhi. Sipas ligjit dikush që kryen një vepër në kushtet e detyrimit, që i shkatërron atij pronën dhe dëmi që bën është më i vogël se ai që po mbron dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër, nuk ka përgjegjësi për veprën penale.

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, për Ora Neës tha se është shpresëplotë në një vendim të drejtë nga gjyqësori.

Nora Malaj: Besoj që vendimmarrja e rezultatit përfundimtar të jetë pozitiv.Të 11 opo ti shikosh janë qytetarë të thjeshtë. Ky është një gjykim që duhet parë si nevojë e domosdoshme për tu dhënë mundësinë.Shteti është tërhequr.Nëse gjykimi do bëhet i drejtë atëherë dhe vlerësimi i gjithë komunitetit do të jetë në pozitivitetin e zgjidhjes së problemit.Duhet të ketë reflektim të fortë dhe besoj shumë që e drejta të fitojë.

Lista e Kuksianëve që dolën sot para Gjykatës.

Shalban Selmani – Detyrim paraqitje

Shemsi Trota– Detyrim paraqitje

Shpetim Toda – Detyrim paraqitje

Xhevair Hereni – Detyrim paraqitje

Elton Cengu- Arrest me Burg

Florin Onuzi- Arrest me Burg

Shkelqim Vata – Detyrim paraqitje

Xhevair Gashi – Arrest me Burg

Ervis Uruçi – Detyrim paraqitje

Rasim Onuzi – Detyrim paraqitje

Vasil Laçi –Arrest me Burg

Abdi Haziraj – Detyrim paraqitje

Edmond Matmuja– Detyrim paraqitje

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...