Djegia e fabrikës së riciklimit/ Flet ambientalisti, ja cfarë masash duhen marrë

Hënë, 23 Prill 2018 18:59
Foto ilustruese Foto ilustruese

Ambientalisti Agron Deliu thotë se pas djegies së fabrikës së riciklimit të mbetjeve në Tiranë, në zonën e Kasharit,  duhet që menjeherë institucionet përgjegjëse të marrin masat për të larguar hirin në një zonë të sigurtë pasi ekziston një rrezik shumë i madh që të ndotet toka dhe nëpërmjet saj edhe uji.

Ai thotë se kjo djegie e pakontrolluar ka çuar në krijimin e një komponimi shumë të rrezikshëm siç është dioksina,  e cila është ndër helmet më të rrezikshme.

“Ajo që do jetë problem në të ardhmen është djegia në mënyrë të pakontrolluar e plastikave, ato krijojnë disa komponime shumë të rrezishme. Krijohen dioksina, një klasë që njihen ndër helmet më të rrezikshme.

Problemi më vonë do të jetë që mbeturinat e djegies kalojnë në tokë dhe nëpërmjet proceseve mund të kalojnë për në ujëra, prandaj ato mbetje sa më shpejt duhen hequr, në mënyrë që materiali mos të ndotë tokën. Ndërsa për cilësinë e ajrit nuk ka më problem, përveçse gjatë kohës kur ndodhi djegia”, tha ai.

Deliu i bëri thirrje Ministrisë së Mjedisit që sa më parë të merren masa për të përcaktuar një vend të sigurtë ku do të hidhte hiri i atyre mbetjeve, për të shmangur rrezikun e madh të ndotjes së ujit.

“Rreziku është shumë i madh nëse hirat nuk do të hiqen shpejt dhe të groposen në zona të sigurta që të mos kenë mundësi që të përhapen në tokë, atëherë rrezikohet shumë toka që mund të bjerë në kontakt me këto dioksina. Dioksinat janë helmi më i rrezikshëm që ka krijuar njeriu.

Ministria e Mjedisit duhet të përcaktojnë një zonë shumë të sigurtë se ku duhet të hidhen ato hira se janë jashtëzakonisht të rrezikshmë po të bien në kontakt me ujin”, tha Deliu në studion e Faxnews.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...