Qeveria: Taksë 4 herë më e lartë për stallat e bagëtive sesa për shtëpitë e luksit

Tuesday, 24 Prill 2018 11:52

Me vendimin e fundit të qeverisë shqiptare është sanksionuar mënyra se si do të bëhet matja e taksës së pronës edhe për magazinat bujqësore dhe stallat e bagëtive. Pritet që taksa e këtyre objekteve dhe e pronës do të jetë e njëjtë me ato prona të cilat u sjellin të ardhura pronarëve. Por, kjo taksë do të jetë 4 herë më e lartë se taksa e pronës.

Pas vendosjes së TVSH-së tek biznesi i vogël, qeveria Rama po përgatit ngritjen në protesta të bujqve dhe blegtorëve. Kjo pritet pas miratimit të vendimit të këshillit të ministrave në datën 7 mars të këtij viti dhe është publikuar në fletoren zyrtare, përsa i përket metodologjisë për mbledhjen e taksës së pronës. Sipas këtij vendimi stallat e lopëve do të paguajnë taksën e pronës 4 herë më tepër se shtëpitë e banimit, sigurisht që përqindja prej 0.2 % për stallat e lopëve është në bazë të çmimeve të referencës për banesat dhe që janë në listën e bashkangjitur vendimit.

Në një përllogaritje të thjeshtë një stallë bagëtish apo magazine bujqësore në zonën e Lushnjës do të përllogaritet kështu. Çmimi I referencës është 40 000 lekë m2. Çmimi i stallës për efekt përllogaritje është 30% e ndërtesës. Për një stallë me 70 – 80 lopë duhen 1000 m 2. Kështu vlera e një stalle është 12 mln, lekë. Kështu që vetëm taksa e pronës për stallën do të jetë 24.000 lekë. Ndërsa për një shtëpi me më shumë se 1 kat, përllogaritur me 0.05 % do të paguajë 10. 000 lekë. Jashtë kamerave fermerët shprehen se do të jenë të gatshëm të paguajnë këtë taksë, vetëm nëse do të mblidhen taksat e oligarkëve

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...