×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rikthimi i fortë i Sigurimit të Shtetit në SHISH

Tuesday, 24 Prill 2018 18:59

 

Kryeministri Rama ish bashkëpunëtori i organit letrar të Sigurimit, mbështetësi kryesor i operativëve në zyrat e shtetit

Udhëheqësi komunist, diktatori më i egër i Shqipërisë, ai që kaloi të keqen që pushtuesit i kishin bërë këtij vendi, shpesh herë i cilësonte oficerët e Sigurimit të Shtetit si “punëtorë partie e asgjë më shumë”. Për këtë arsye, këta oficerë duke qenë pjesa më e mprehtë e diktaturës, ishin krejt të papërshtatshëm për një sistem demokratik. Këta oficerë u hoqën në masën 98% nga funksionet që mbanin në vitet 1992-1997, por mundën të kthehen menjëherë pasi në Shqipëri triumfoi “revolucioni” komunist i vitit 1997, ku ata ishin pjesa më e mprehtë e tij. Së fundmi këta oficerë morën kontrollin e plotë të drejtimit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Pas kompromisit që bëri Visho Ajazi me Edi Ramën për t’u larguar nga detyra e drejtorit të SHISH-it, në këtë shërbim ndodhën menjëherë ndryshime. Zëvendësdrejtori Helidon Bendo pranoi të vërë në zbatim menjëherë urdhrat e shefit të tij Edi Rama. Bendoi cili kishte mbaruar arsimin e lartë për matematike dhe u emërua fillimisht nga Bashkim Gazidede në SHIK-un e Korçës në vitin 1995, u propozua për në krye të SHISH-it nga Edi Rama me rekomandim të Niko Peleshi. Menjëherë pas marrjes së drejtimit të shërbimit Bendo propozoi një strukturë e re, e cila u miratua menjëherë nga kryeministri, (gjatë 4 viteve të fundit u propozuan disa herë ndryshime strukturore nga Visho Ajazi, disa të kërkuara dhe mbështetura nga partnerët, por asnjë prej tyre nuk u miratua). Tanimë, me ndryshimet e fundit, Sigurimi i Shtetit i ka kthyer në detyrë punëtorët e partisë së vet.Rama që dikur ka qenë dizenjues i revistës “Në shërbim të popullit” dhe sportist i “Dinamos”, nuk mund t’i harrojë lidhje e vjetra. Ngado i buron respekti për armën kriminale të sigurimit. Le të shohim disa lëvizje të fundit.

Disa nga lëvizjet

-Mevlud Njazi Matraku (12.10.1961), nga Gurshipja e Korça, ish sigurims kryesisht në Sarandë, me detyra të larta edhe më parë, i lidhur me shumë fije me të majtën,nga inspektor te Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm u emërua drejtori Performancës (drejtori e re e krijuar me strukturën e fundit, që do të vlerësojëtë gjitha drejtoritëtë linjës informative operative).

-Rafail Jorgji Milo (30.8.1960), nga Korça (po lindur në Durrës), ish sigurims, ish me punë në Bullgari ku i kanë lindur edhe fëmijët, nga inspektor nëaparat qendroru emërua drejtor i Departamentit te Administratës(në këtë departament janë 4 drejtori, përfshirë Drejtorinë Juridike dhe Ekonomike).

-Qerim Muhamet Dedja (1964), nga Tirana, ish sigurims, nga inspektor në aparat qendror është emëruar drejtor i Drejtorisë së Sigurisë.

-Gëzim Bime, ish sigurims, nga inspektor nëaparatin qendror u emërua drejtor i Drejtorisë Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit.

-Agim Karalli (1968), nga Gjirokastra, ish sigurims, nga inspektor drejtimi nëaparat qendror, u emërua drejtor iDrejtorisë së SHISH Tiranë.

-Ilir Tafa (1959), nga Berati, ish sigurims, nga kryetar dege në Durrës u emërua drejtor i Drejtorisë së SHISH Durrës.Vëllai i tij Afrim Tafa, ish drejtor i Policisë në Berat, është në listat e SHISH-it (127 emrat qe u bënë publike edhe ne lapsi.al) i implikuar në trafikun e drogës.

-Vladimir Elezi, nga Durrësi, ish sigurims, nga kryetar dege në Durrës, u emërua drejtor i Drejtorisë së SHISH-it në Elbasan.

-Sokrat Mite, nga Gjirokastra, ish sigurims, nga inspektor në aparatin qendror u emërua zv/drejtor i Departamentit të Kundërzbulimit.

 

Në faksimile, dokumente të vjetra të dy punëtorëve operative në vitet e "lavdishme" të kohës së Partisë së Punës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...