×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Gjykata e Lartë në kolaps, në stok 23 mijë dosje

Tuesday, 24 Prill 2018 20:22

Kushdo që ëndërron drejtësi nga Gjykata e Lartë, nuk ndodhet në vitin 2018, por në vitin 2014, kohë në të cilën ka ngecur stoku i dosjeve civile që presin të shqyrtohen.

Nga viti në vit qytetarët jo vetëm nuk po gjejnë zgjidhje, por situata po përkeqësohet. Zvarritjet rëndojnë  mbi interesat e qytetarëve. Megjithëse situata u trashëgua në këtë gjykatë gjatë 10 viteve të fundit, ku nga 9 mijë dosje që prisnin të shqyrtoheshin, tashmë gjithçka ka dalë jashtë kontrollit.

Aktualisht në këtë gjykatë janë nëntë gjyqtarë, ndërsa kolegjet marrin gjyqtarë borxh nga njëra-tjetra për të zhbllokuar. Në vitin 2017 stoku u rrit muaj pas muaji duke e futur Gjykatën e Lartë në gjendje kritike.

Aktualisht, Gjykata e Lartë numëron 11 mijë çështje të mbaruara që prej vitit 2016.

Arkiva e Gjykatës së Lartë është tejmbushur nga 20 mijë dosje që presin për t’u gjykuar.

Por stoku vijon në rritje edhe për 2018. deri në fund të muajit mars janë regjistruar si dosje në pritje për t’u shqyrtuar 23 mijë e 900. Kryesojnë civilet për të cilat pritet të gjykohen dosjet e dorëzuara në vitin 2014, më tej administrativet që i përkasin 2015 dhe penalet që janë në pritje për vitin 2016.

Me një llogari të thjeshtë, kushdo që dorëzon sot një rekurs civil apo administrativ, duhet të qëndrojë në radhë e të presë, ai do ta marrë drejtësinë në 2022.

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 20:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...