×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Konferenca e Tiranës për përmbysjen e diktaturës dështoi/ Parllaku tregon arsyet

Tuesday, 24 Prill 2018 22:33

Gjatë intervistës së tij me gazetaren Eni Vasili në “Studio e Hapur”, ish-gjenerali i dënuar nga Enver Hoxha u ndal edhe te Konferenca e Tiranës në vitin 1955. Parllaku theksoi se ky moment ishte një shans për ndryshim, por dështoi sepse u përqëndrua vetëm në Tiranë dhe nuk u zgjerua.

Një moment tjetër, i cili sipas Parllakut ishte moment i përshtatshëm, por që nuk u shfrytëzua, ishte momenti kur Shqipëria doli nga Traktati i Varshavës.

Parllaku: “Konferenca u bë pas deklarimeve të Krushovit kur dënoi krimet e Stalinit dhe bashkë me të po dënoheshin dhe udhëheqjet e partive. Ky moment ishte për ndryshime dhe tek, por fatkeqësia ishte se nuk u përpunua si duhet opinioni për një veprimtari të tillë. Por pati edhe momente që duhej larguar, se u përzie ndërhyrja e jugosllavëve me konferencën. Grupin e drejtonte Beqir Balluku.

Pati personalitete që u përfshinë në ketë veprimtari, po ishte përqendruar vetëm në Tiranë dhe nuk pati zgjerim. Mu më kërkuan që të diskutoja në mbrojtje të asaj. Unë thashë që nuk diskutoj dhe iu shmanga. Kur dola në pushim pashë dy shokë që po diskutonin më këshilltarët e ambasadës se Jugosllavisë. Kisha një urrejtje ndaj jugosllavëve. Kjo veprimtari ishte vetëm ndaj një grupi që mendonin se duhej të bëhej ndryshimi, por nuk pati mbështetjen e duhur.

Mehmet Shehu e kapi këtë gjendje dhe Enveri e mori drejtimin e konferencës vetë. Ai e theu opinionin dhe e drobiti konferencën. Entuziazmi për ndryshim u kthye në kundërveprim. Unë nuk shkova në Konferencën e Tiranës. Ai moment për ndryshim nuk u shfrytëzua. Momenti tjetër ishte kur dolëm nga traktati i Varshavës që nuk u shfrytëzua për ndryshim”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...