Gjirokastra, qyteti rekord për burime turistike

E mërkurë, 25 Prill 2018 13:04

A e dini sa burime turistike ka Shqipëria? Rekordin e mban Gjirokastra

A e njihni mirë Shqipërinë turistike dhe burimet e saj? Kur themi burimet nënkuptojmë që nga pikat kulturore, monumente të natyrës si shpella, kanione apo edhe objekte kulti. Shifra e gjithë burimeve turistike sipas një bilanci të bërë së fundmi dhe të publikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është 3390. Qarku me pasuritë më të mëdha është ai i Gjirokastrës, me 697 burime që nis me Kalanë e qytetit, që është më përfaqësuesja dhe mbyllet me qytezën e Dedjanit në Përmet.

Gjirokastra ndiqet nga Berati, me 569 burime turistike që edhe në këtë rast, nisin me kalanë e qytetit pasohet nga kalaja e Krotinës, ajo e Mjeshtovës e me radhë lista mbyllet me Kroin Mbret dhe Kanionet e Xhunovës. Qarqet me pasuri më modeste janë Durrësi dhe Lezha me nga 98 burime turistike në listën e tyre ndërkohë që Fieri ka vetëm 92.

Por edhe pse Shqipëria ka kaq shumë burime, vetëm një pjesë e këtyre atraksioneve janë promovuar apo bërë pjesë e guidave turistike. Tendenca e vizitave është drejt pikave më simbolike, ndërkohë që turizmi i aventurës përmes grupeve të veçanta që organizohen fundjavave po eksperimenton viteve të fundit në destinacione të reja. Të tilla janë lumi i Shalës i konsideruar si Tajlanda Shqiptare, Ujëvara e Sotirës apo Kanionet e Osumit.

Edhe në kryeqytet ka gjithmonë e më shumë interes për të vizituar rrethinat, ku përveç Petrelës, Prezës apo Dajtit, që kanë kohë që janë pjesë e axhendës së fundjavave, janë shtuar edhe pika të tilla si Syri i Ciklopit, Kanionet e Erzenit e një seri atraksionesh të tjera

Shqipëria ka qenë vitin e fundit në fokusin e mediave të huaja që promovonin bukuritë e vendit, ndërsa dhe numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm. Butrinti, Berati, Gjirokastra, Kalaja e Krujës, apo dhe bregdeti janë destinacionet që u bëjnë më shumë përshtypje mediave të huaja.

Sipas statistikave të INSTAT, në tre muajt e parë të vitit kanë hyrë 677 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 2.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në sezonin e verës pritet që turistët e huaj të shënojnë sërish rritje. Hotelet kanë raportuar se ata janë prenotuar tashmë, ku kryesorët janë sërish polakët, ka rritje prej ukrainasve dhe risi këtë vit janë nordikët, që kanë rezervuar në Durrës, përmes agjencisë Apollo. /Monitor/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...