Qeveria e taksës dhe gjobës/ Ja sa do gjobiteni nesë nuk “përmbushni kushtet” në ofiçinën tuaj

E mërkurë, 25 Prill 2018 15:36
foto ilustruese foto ilustruese

Në vazhdën e “mbirjes” së taksave  të reja për biznesin e vogël, qeveria ka menduar edhe për zbatimin e gjobëvënieve.

Kështu, Drejtoria  Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të nisë kontrollet në pikat e riparimit të automjeteve.

Kriteret janë të ndara në kategori për riparimin e pjesëve mekanike, riparimin e karrocerisë, riparimin e impiantit elektrik, riparimin e gomave, por edhe për subjektet që tregtojnë mjete me motor dhe rimorkio apo kryejnë grumbullimin dhe shkatërrimin e mjeteve të dala jashtë përdorimit apo të braktisura.

Lista me kriteret është e ndarë për pajisjet dhe instrumentet, ambientin si dhe dokumentacionin e nevojshëm. Krahas mjeteve të punës, kriteret kërkojnë zotërimin e një kompjuteri, pajisjet e mbrojtjes nga zjarri dhe kutinë e ndihmës së shpejtë. Sa i takon ambientit, ai duhet të jetë të paktën 30 metër katror, të ketë zyrë për punë administrative dhe nyje hidrosanitare (tualet).

Madje do të kryhet edhe kontrolli për aftësinë, ku  vërtetimi i aftësisë profesionale për ushtrimin e veprimtarisë së agjencisë lëshohet nga vetë  Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pasi titullari ka marrë provimin e aftësisë nga komisioni i ngritur me urdhër të ministrit që mbulon fushën e transportit, me punonjës të drejtorive që mbulojnë këtë veprimtari në ministri dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Gjobat do të variojnë nga 200-700 mijë lek të reja, afërsisht sa ç’janë  fitimet e këtyre subjekteve në një muaj punë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...