×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Në Tiranë nuk thithet ajër, por sëmundje

E Enjte, 26 Prill 2018 17:55

Ndërkohë që Veliaj reklamon veten sikur është kryebashkiaku që po gjelbëron Tiranën raporti i universitetit British Kolumbia raporton krejt të kundërtën.

Tirana renditet ndër qytetet me ndotje të lartë të ajrit, sipas një raporti të asistuar edhe nga ekspertë e këtij universiteti.

Ndotja që konsiderohet e rrezikshme nga eskpertët, pohohet edhe nga vetë qytetarët që shprehen, se nuk thithin ajër por sëmundje. Sipas tyre, situata përkeqësohet nga viti në vit.

Niveli i pluhurit dhe tymrave në kryeqytet e rendit Tiranën ndër qytetet me ndotje të lartë, ku vit pas viti sëmundjet e shkaktuara tek popullata vijnë në rritje.

Ky është edhe konkluzioni i një raporti të bërë publik nga instituti  i Pasojave për Shëndetin e Vlerësimin dhe Matjen e Shëndetit me ekspertë të Universitetit të British Columbia, sipas të cilit, përqindja më e madhe e njerëzve jetojnë në zonat ku përqendrimet e grimcave të imëta të ambientit tejkalojnë Udhëzimin e Cilësisë së Ajrit, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këtë ndotje, që nga ekspertët konsiderohet e lartë dhe e rrezikshme, e ndjejnë edhe vetë qytetarët, të cilët thonë, se nga viti në vit situata vjen duke u përkeqësuar.

Për ta, me rëndësi është shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara, të cilat mund të shfrytëzohen nga të gjitha grupmoshat.

Shqipëria ndodhet në zonën e dytë të ‘rrezikut’, me 10-15 mikrogram/m3 të ndotjes së ajrit, më e lartë se sa norma e vendosur nga OBSH.

Shqipëria renditet e 11-a në grupin e vendeve që kanë pasoja relativisht të rënda në lidhje me cilësinë e ajrit./channel one

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 18:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...