×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Goditet mafia shqiptare në Belgjikë, mbi 30 arrestime

Premte, 27 Prill 2018 20:34

Një hetim i nisur rreh dy vite më parë ka sjellë arrestimin e 31 personave në Belgjikë e Luksemburg, pjesë e një rrjeti kriminal të lidhur me mafien shqiptare.

Siç raportojnë sot mediat belge, Policia Gjyqësore Federale (PJF) e Mons-Tournai bëri 47 bastisje në rrethet Tournaisis, Péruëelz, Hauts-Pays, Borinage dhe Mons, në rajonin e Namurit dhe në Luksemburg, duke arrestuar 31 persona.

Nga e hëna e deri natën e së enjtes, jo më pak se 290 efektivë policie u mobilizuan në këtë aksion kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës, prostitucionit, pastrimit të parave, mashtrimit doganor dhe pastrimit të parave.

"Një strukturë e ndërlikuar e kompanive guaskë dha mundësinë e organizimit të familjeve të përfshira në tregti të ndryshme për të fshehur aktivitete kriminale, për të pastruar paratë dhe për të fituar të ardhura të konsiderueshme", tha prokurori Christian Henry.

Lidhjet e vendasve në disa aspekte të hetimit, janë përcaktuar qartë me klanet e mafies shqiptare në lidhje me plantacione kanabisi dhe mafien italiane për falsifikimin e parave, raporton media belge “Dhnet”.

Nga 31 personat e arrestuar (identitetet nuk bëhen me dije nga mediat belge), 11 u vunë nën arrest, pesë nga të cilët anëtarët e të njëjtës familje nga Tournai, të tjerë u liruan me kusht ose u proceduan në gjendje të lirë. "Ne kemi shkatërruar shtatë plantacione kanabis, 25 kilogramë kanabis janë zbuluar dhe shkatërruar, tre bare në rajonin Tournai janë mbyllur dhe më shumë se 35.000 euro janë konfiskuar", tha një zyrtar i policisë belge.

Gjithashtu, janë sekuestruar pesë automjeteve, armë zjarri, dokumente dhe llogari të shumta në lidhje me kompanitë e dyshimta, “smartphone”, tableta dhe kompjutera që mbeten për t'u analizuar dhe materiale që përdoren për mbjelljen e kanabisit. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...