×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Grabitjet kthehen në trend, zbulohet grupi i 4 të rinjve, që vodhën një lokal në Kuçovë

Premte, 27 Prill 2018 22:17

Një grup grabitësish prej katër personash që ishin kthyer në makthin e qytetarëve të Kuçovës janë zbuluar falë kamerave të sigurisë.

Të rinjtë u filmuan gjatë një tentative për grabitjen e një lokali. Nga pamjet e sekuestruara nga Policia, fytyrat e katër personave duken qartë, çka çoi dhe në identifikimin e tyre.

Në bazë të verifikimeve nga Policia, rezultoi se bëhej fjalë për dy vajza dhe dy djem, që të katërt nga Durrësi.

Të rinjtë u filmuan, ndërkohë që po tentonin të grabisin një lokal në fshatin Havaleas të Kuçovës. Në pranga ka përfunduar Ledjana G. 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër e grupit, B.O. 15-vjeçe po hetohet në gjendje të lirë.

Ndërsa dy djemtë, S.B 23 vjeç, E.D 16 vjeç janë shpallur në kërkim. Katër të rinjve në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 25 prill në fshatin Havaleas Kuçovë, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B, 26 vjeç.

Gjithashtu, ata dyshohen si autorë të vjedhjes së ndodhur më 8 shkurt në fshatin Perondi të Kuçovës, në lokalin e shtetasit A.Sh, 60 vjeç, ku kanë vjedhur disa pajisje interneti dhe një sasi eurosh.

 “Më datë 25.04.2018, nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë e shtetases Ledjana G., 30 vjeçe, banuese në fshatin Shënavlash, Durrës.
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen B.O, 15 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit S.B, 23 vjeç, E.D, 16 vjeç, të dy banues në Durrës”, bën të ditur Policia e Beratit. Mësohet se 30-vjeçarja Ledjana G. Si dhe vajza e mitur B.O. u kapën në flagrancë në një makinë tip “Opel”.
Automjeti drejtohej nga vajza 15- vjeçare dhe për këtë arsye, ndaj saj, përveç grabitjes, rëndojnë dhe dy akuza të tjera.

 “Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ‘Vjedhje e mbetur në tentativë’, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25.
Shtetasja B.O u procedua dhe për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip ‘Opel’ pa leje drejtimi, ‘Njoftim i rremë i organeve të rendit’”, bëhet e ditur nga Policia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...