Aksident i rëndë në Elbasan, dy të plagosur

Saturday, 28 Prill 2018 11:06

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, ku dy automjete janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur dy persona.

Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti tip ‘Audi’ me targa AA 335 KK me drejtues 34-vjeçarin me inicialet A. H., banues në Pogradec  është përplasur me mjetin tip ‘Volkswagen Golf’ me targa AA 395 SP, me drejtues mjeti 62-vjeçarin me inicialet H. D., banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 66-vjeçarja me inicialet V. V., banuese në Tirane dhe 58-vjeçari me inicialet J. D., banues po në Tiranë,  pasagjerë të mjeti Golf.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit, ku paraprakisht  dyshohet për manovër të gabuar nga ana e automjetit tip Volkswagen.

auto aksident el 11524904811

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...