×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Në kërkim të pistoletës së krimit në Kamëz! Policia devijon lumin e Tërkuzit

Saturday, 28 Prill 2018 18:23

Policia vazhdon të kërkojë në Lumin Tërkuzit për të gjetur armën me të cilën dyshohet se është vrarë 53-vjeçari Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Merita, në grabitjen e 25 prillit të ndodhur në Kamëz.

Forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me RENEA-n dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë kërkimet me mjete speciale të kërkimit në lumin e Tërkuzit tek ura e “Zgafnorit”.

Pikërisht në këtë zonë, autori që ka shkrepur armën, sipas policisë, ka pohuar se ka hedhur armën. Policia po punon me fadroma dhe motopompa për të hequr ujin dhe gjetjen e pistoletës.

Po në të njëjtën zonë, Policia ka gjetur edhe prova të tjera materiale, që thotë se implikojnë dy personat e ndaluar, një 25 dhe një tjetër 28 vjeç për ngjarjen e rëndë.

Vendi ku dyshohet se autori ka hedhur armën është në afërsi të vendit ku u gjetën edhe provat e tjera materiale.

Më 25 prill, 28-vjeçari Vladimir Kurti dhe 25 vjeçari Ruzhdi Hode, që të dy banues në Tiranë dhe fqinj me viktimën hynë në minimarketin e Agim Brucit me qëllim grabitjen. 53-vjeçari Bruci dhe bashkëshortja e tij janë përleshur me grabitësit, që kanë qenë të armatosur me pistoletë, të cilën e kanë shkrepur.

Për pasojë, Agim Bruci ka gjetur vdekjen, ndërsa është plagosur në këmbë bashkëshortja e tij, Merita. E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të djalit 6-vjeçar të çiftit Bruci.

Modifikuar më Saturday, 28 Prill 2018 18:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...