Dramës më të madhe të borxheve në Evropë po i vjen fundi

Diel, 29 Prill 2018 13:45

Dramës më të madhe të borxheve në Evropë po i vjen fundi

Evropa mund të jetë gati ta lërë Greqinë jashtë ‘shtëpisë’ financiare, por grindja mendohet se do të përshkallëzohet lidhur me afatet dhe kushtet, shkruan Bloomberg.
Ministrat e financave të eurozonës takohen të premten në Sofje për bisedime për lehtësimin e kushteve të ripagimit në kreditë e paketës së ndihmës greke. Ndërkohë që Gjermania po tregon se mund të marrë një qëndrim më të ashpër, ekzistojnë dallime të vazhdueshme midis kombeve dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me sa liri veprimi do t’i japin tani Greqisë dhe sa mbikëqyrje duhet të ketë.
Të gjitha palët duhet të arrijnë një marrëveshje në qershor përpara se paketa e ndihmës financiare të Greqisë të skadojë në fund të verës dhe vendi më në borxh i Evropës të mbështetet një herë më shumë në tregun e bonove për para.
Bisedimet në kryeqytetin bullgar do të fokusohen në të ashtuquajturin mekanizëm rregullimi të rritjes, i cili në fund të fundit do të lidhë ripagesat e borxhit me ecurinë ekonomike. Greqia mund të paguajë më shumë në kohë më të mira, dhe më pak në më të këqija.
“Ne ende kemi një milje të fundit për të shkuar, por ka një ndjenjë pozitive rreth tryezës”, tha ministri portugez i Financave Mario Centeno, i cili kryeson samitet, në një intervistë javën e kaluar. “Pozicionet sot janë shumë më afër sesa kanë qenë.”

Modifikuar më Diel, 29 Prill 2018 13:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...