×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Krizë në biznesin e vogël/ BSH: Rënie në shitje dhe pamundësi për të paguar kreditë

Diel, 29 Prill 2018 16:48

Biznesi i vogël është në krizë dhe kjo vjen si pasojë e një sërë masash fiskale dhe ligjore që ka marrë qeveria ‘Rama’ që kur është vendosur në pushtet. Më e përfolura ka qenë vendosja e Tvsh, e cila sipas shoqatës së biznesit të vogël do të rrisë me 200 mijë lekë në vit barrën e taksave për sipërmarrësit e vegjël.

Kjo ka sjellë rënie në shitje dhe pamundësi për të shlyer kreditë, fakt të cilin e deklaron edhe vet Banka e Shqipërisë ku tregohet se në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar bizneset e vogla kanë raportuar rënie të shitjeve dhe përkeqësim të gjendjes së tyre financiare. Në kushtet kur këto biznese përballen me rënie të xhiros, siç raporton BSH, kjo ka vënë në vëshritësi ndërmarrjet e vogla.    

"Barra e pagesës së huasë duket se rëndon më tepër tek ndërmarrjet e vogla, ku numri i ndërmarrjeve që raportojnë se pagesa e huasë e kalon 20% të të ardhurave zë rreth 27.4% të totalit të grupit," thotë raporti i fundit i Stabilitetit Financiar.

Mbyllje masive

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se nga fillimi i vitit deri më tani kanë kaluar në status pasiv rreth 5 mijë biznese. Kjo do të thotë se aktualisht në Shqipëri kalojnë në status pasiv mbi 57 biznese në ditë, një ritëm i paprecedentë.

Mbylljet masive të bizneseve lidhen veçanërisht me nismën e qeverisë për t'i futur ato në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Kjo masë, përveç rritjes së kostos ka trembur biznesin duke dekurajuar aktivitetin ekonomik. Ndaj mijëra sipërmarrës të vegjël duket se kanë preferuar që të mbyllin aktivitetin e tyre duke kaluar në status pasiv.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...