Elbasan, policia parandalon konfliktin me armë mes dy të rinjve

Hënë, 30 Prill 2018 09:40

Një konflikti me armë mes dy të rinjve ka arritur të parandalohet me ndërhyrjen në kohë të policisë në qytetin e Elbasanit.

Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Kala” të qytetit Elbasan, ka një konflikt mes dy të rinjve, ku njëri prej tyre dyshohet se ka dhe armë zjarri.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë.  Shtetasi E.S., që dyshohet se kishte dhe armën e zjarrit tip Pistoletë, është larguar me shpejtësi sapo ka parë policinë

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shtetasi E.S., 31 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht si dhe ka kanosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin A.H, 24 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga nenet 90, 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 09:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...