Shqiptarët në Spanjë kapen me 1 ton kokainë dhe 1.5 mln Euro

Hënë, 30 Prill 2018 13:01

Një ton kokainë është sekuestruar ditën e sotme në Spanjë.

Lajmi është bërë me dije nga mediat spanjolle, të cilët raportojnë se është goditur një grupi i trafikut të kokainës, grup që përbëhej nga shqiptarë dhe spanjollë, ndërsa lideri ishte nga Kolumbia.

Mësohet se operacioni është kryera nga DEA dhe Drejtoria Antitrafik e Kolumbisë, si dhe policia spanjolle.

Po ashtu, grupit në falë, policia ka mundur që t’i sekuestrojë edhe 1.5 milion euro.

Mësohet se grupi në fjalë transportonte sasi të madhe kokainë nga Kolumbi për në Spanjë, dhe më pasi ajo dërgohej për shitje në vendet e Europës.

Droga transportohej me avionë charter, dhe ishin shqiptarët që e kryenin transportimin nga Kolumbi për në Spanjë,.

Agjentët e policisë spanjolle sekuestruan në total 790 pako me kokainë, disa automjete shumë kubikëshe, telefona dhe karta identiteti false, si dhe municione.

Deri tani policia ka vënë në pranga 5 persona, 2 shqiptarë, 2 spanjollë, si edhe kreun e këtij grupi, me kombësi kolumbiane.

Kokaina nga Kolumbia dhe aq më tepër përfshirja e shqiptarëve në trafikun e drogës, nuk është më lajm i ri.

Vetëm disa muaj më parë, një sasi prej 613 kg kokainë u sekuestrua në Durrës, dhe deri tani janë vënë në pranga vetëm 2 veta, por jo porositësit.

Video

en Videos
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...