×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

‘Nuk e kam puthur as...’, flet mësuesi nga Delvina që akuzohet për ngacmim seksual

Hënë, 30 Prill 2018 13:44

Policia e Delvinës ka arrestuar mësuesin e shkollës së fshatit Kasasë, i cili është akuzuar nga një nxënëse e tij 11 vjeçe se e kishte puthur në buzë. Blutë shkuan në banesën e arsimtarit 58- vjeçar Neshat Tepelena dhe e arrestuan atë vetëm pak orë pasi ngjarja është denoncuar në media nga nëna e së miturës.

Shtetasja Morena Aldini theksoi dy ditë më parë se vajza e saj A.A. refuzonte të shkonte në shkollë pas ngjarjes. Sipas saj, ngjarja kishte ndodhur rreth dy muaj më parë, por për shkak të frikës së paragjykimeve për të bijën, ajo e kishte mbajtur atë të fshehtë.

Mësuesi i cili e ka mohuar akuzën e prindit të fëmijës, duke theksuar se është i pafajshëm. Specialistë të hetimit në Policinë e Delvinës e kanë marrë në pyetje për orë të tëra të akuzuarin e dyshuar për veprime të turpshme me të miturën, por ai në asnjë moment nuk ka pranuar.

“Ata kot më akuzojnë. Keni bërë gabim që më keni sjellë këtu. Jam fare kot këtu. Nuk e kam puthur as prekur. Vajza ka qenë për disa vite radhazi nxënësja ime, që nga klasa e parë dhe tani është në të pestën.

Edhe herë të tjera e kam thirrur këtë nxënëse, por edhe nxënëse të tjera në klasë për probleme të ndryshme të klasës. Mua edhe mund të më ndaloni, po shumë shpejt do të më lironi se jam i pafajshëm, pasi po akuzohem kot për një gjë që nuk e kam kryer kurrë”, – është shprehur mësuesi i arrestuar në Policinë e Delvinës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...