OSHEE nuk tërhiqet, çmimi i bukës do rritet

Hënë, 30 Prill 2018 15:11

Prodhuesit e bukës lajmëruan rritjen e çmimit sepse energjia elektrike për ta ishte e shtrenjtë.

“Furrat e bukës, që përveç bukës masive, e cila duhet subvencionuar dhe me të drejtë ka edhe këtë çmim. Kemi një gamë të gjëra prodhimesh nga më të ndryshmet, pastiçeri, byrek, tregtim të produkteve të bulmetit, që ja ndryshojnë komplet natyrën këtij biznesi dhe nuk na lejojnë ne të aplikojmë këtë çmim të diferencuar”, shprehet Elton Sevrani, divizioni tregtar OSHEE.

Furrat e bukës kanë një çmim energjie gati dy herë më të ulët nga bizneset e tjera, respektivisht 7.6 lekë për kilovat. Por furrat që tregtojnë dhe produkte të tjera, sipas OSHEE nuk mund të përfitojnë çmim të reduktuar, pasi përveçse në kundërshtim me vendimin e entit rregullator, kjo cenon konkurrencën në treg duke dëmtuar bizneset e tjera.

“Nëse një subjekt tregton qumësht, kos e të tjera dhe përballë tij ndodhet një objekt që kryen tregtinë në treg të lirë, por ama nuk prodhon bukë, të dy duhet të paguajnë energjinë sipas nivelit të tensionit që është përcaktuar nga ERE”, thotë Sevrani.

Një ditë më parë shoqata e prodhuesve të bukës paralajmëroi rritjen e çmimit të bukës për shkak të çmimit të energjisë. Por OSHEE thotë se ajo do të zbatojë me rigorozitet vendimin e entit rregullator duke i këshilluar furrat që kanë dhe aktivitete të tjera, ti ndajnë ato nga ai i prodhimit të bukës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...