Vrasja e 19 vjeçarit në Greqi, tre shqiptarët e dyshuar nuk ndodhen në Shqipëri

Hënë, 30 Prill 2018 19:12

Tre shqiptarët e dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit grek në Athinë, nuk kanë hyrë në Shqipëri. Të paktën jo përmes kalimit nga kufiri i ligjshëm. Burime policore thonë për tvklan.al se ka shkëmbime informacioni në mënyrë intensive mes policisë shqiptare dhe policisë greke në lidhje me hetimet për vendndodhjen e tre shqiptarëve të dyshuar për vrasjen e 18 Marsit.

Sipas të njëjtave burime, rezulton që shqiptarët e moshës 23 vjeç, 24 dhe 33 vjeç nuk kanë hyrë në territorin shqiptar nga kufiri i ligjshëm. Mësohet gjithashtu se policia greke ka dyshime që tre të autorët qëndrojnë të fshehur në Greqi dhe nuk janë larguar nga vendi. Ndërsa familjarët e viktimës fajësuan policinë se nuk veproi në kohë, madje pretenduan se kanë informacione që të dyshuarit janë arratisur në Shqipëri duke kaluar nga dogana e Kakavijes.

Tvklan.al mëson se ky pretendim nuk qëndron dhe deri më tani rezulton që tre të rinjtë e dyshuar të përfshirë në vrasje, nuk ndodhen në territorin shqiptar. Ndryshe nga sa është deklaruar në mediat e vendit fqinj, policia greke nuk ka nxjerrë asnjë urdhër-arresti ndërkombëtar për tre shqiptarët. Ky fakt konfirmohet për tvklan.al, ndërsa me palën shqiptare deri në këto momente ka vetëm shkëmbim informacionesh për bashkërendimin e hetimeve.

Njëri prej 3 shqiptarëve, që është edhe vrasësi direkt i 19-vjeçarit grek, është identifikuar si Xhuliani. Ndërsa emrat e dy të tjerëve nuk janë bërë me dije publikisht. Javën e kaluar, Policia e Athinës zbardhi tërësisht vrasjen e 19-vjeçarit dhe identifikoi tre shqiptarët e dyshuar. Identitetin e shqiptarit të quajtur Xhuliani e konfirmoi një prej dëshmitarëve kyç të ngjarjes. Ai është shoku i viktimës, i cili ndodhej bashkë me të kur u qëllua për vdekje me thikë.

Dëshmia në polici e shokut të viktimës

“Thomai i kishte marrë paratë (170 Euro), por shqiptari nuk kishte sjellë drogën. Pastaj i thamë mikut tonë që të ndërhynte dhe kontaktoi me Xhulianin që të na sillte drogën. Në celularin e Thomait u përgjigja unë. Ishte Xhuliani, filloi të bërtiste. Ndoshta nuk e kuptoi që nuk isha Thomai. Pyeti ku je. Nuk kaloi shumë kohë dhe e pamë tek sheshi. Ai ndërkohë ishte aty kur na telefonoi”. U zumë me shqiptarët. Ata na rrahën. Xhuliani menjëherë qëlloi me thikë në gjoks Thomain. U përpoq që të më qëllonte edhe mua, por fatmirësisht ndërhyri një miku ynë dhe më shpëtoi. Thomai tentoi të largohej pasi u qëllua, por pak më vonë u rrëzua, ishte i mbuluar me gjak”.

 Sikurse kuptohet nga dëshmia e tij, vrasja ndodhi për 170 Euro. 19-vjeçari grek Thoma i kishte dhënë Xhulianit shumën e parave në këmbim të disa dozave kanabis. Pavarësisht se morën paratë, shqiptarët nuk i dhanë “mallin”. Kjo u bë shkas që mes tre shqiptarëve dhe viktimës e miqve të tij të niste sherri, që përfundoi në vrasje. Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 Mars në lagjen “Marousi” në Athinë. /tvklan.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...