Gjykata e lë në burg mësuesin që ngacmoi nxënësen

Tuesday, 01 May 2018 10:53

Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë për mësuesin Neshat Tepelena 58 vjec, i cili u denoncua për ngacmimin e një nxënëseje 11-vjecare në shkollën ‘Ali Hajdini’ në fshatin Kalasë të Delvinës.

Gjykata e Sarandës e vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe vendosi masën ‘arrest në burg’. Mësuesi ka thënë se është i pafajshëm dhe se po e marrin në qafë me këtë vendim.

Avokati i 58- vjeçarit tha se “Arrestimi i paligjshëm, nuk ka prova Nuk ka prova që faktojnë abuzimi”

Historia e ngjarjes:

Rreth dy muaj më parë, 11-vjecarja me inicialet A.H., ka qenë duke pastruar klasën bashkë me një shoqen e saj në oborr kur aty shfaqet mësuesi. Ky i fundit i kërkon vajzës që të ngjitet lart në klasë. E mitura ka shkuar tek mësuesi, ndërsa ai e kishte puthur në faqe.

Fill pas këtij episodi, vajza e traumatizuar ka shkuar në shtëpi dhe i ka rrëfyer episodin nënës së saj, ndërsa nga frika nuk pranonte të shkonte në shkollë. Ndaj, prindërit duke u bazuar tek dëshmia e vajzës, denoncuan mësuesin. Neshat Tepelena, i martuar dhe me fëmijë është paraqitur sot në komisariatin e Delvinës dhe ka dhënë dëshminë e tij, ndërkohë që polica po heton rreth rastit në fjalë.

Ndërkohë, përgjegjësi i zyrës arsimore në Delvinë, Pëllumb Qerimi tha se nuk kishin dijeni dhe informacione rreth sjelljes së mësuesit.

“Nuk ishim në dijeni, s’kemi pasur informacione. Më herët mësuesi nuk ka pasur probleme me etikën. Do të vihet në lëvizje komisioni i disiplinës. Do të ballafaqoj faktet me prindërit e vajzës. Drejtoria e shkollës nuk e pranon këtë skandal. Drejtoresha nuk kishte dijeni për këtë rast”, tha Qerimi.

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 11:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...