Që kur PS erdhi në pushtet janë vrarë 42 minatorë, qeveria vrasëse e punëtorëve

Tuesday, 01 May 2018 15:24
Protesta/ Kaskat e minatorëve të vrarë që kur PS erdhi në pushtet në hyrjen e ministrisë Protesta/ Kaskat e minatorëve të vrarë që kur PS erdhi në pushtet në hyrjen e ministrisë

Kaskat me emrat e minatorëve të vdekur u vendosën këtë 1 Maj në shenjë proteste në hyrjen e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë që drejtohet nga Damian Gjiknuri. Protesta që u zhvillua pati për qëllim sensibilizimin për jetët e humbura në miniera që kur Partia Socialiste erdhi në pushtet. Nuk janë pak, por 42 jetë të humbura në 5 vitet e fundit, jetë që rëndojnë në përgjegjësinë e asaj që protestuesit e quajtën “Ministria e vrasjes së punëtorëve”.

“Qëkurse Partia Socialiste erdhi në pushtet më 2013, në Shqipëri janë vrarë në punë së paku 42 minatorë. Nuk kanë vdekur aksidentalisht. Janë vrarë prej makutërisë së pronarëve të galerive dhe indiferencës së qeverisë.

Minierat e Shqipërisë janë kthyer në zgafelle ferri, ku jeta e minatorit nuk kushton as sa një palë çizme. Të zhytur në varfëri dhe pa perspektivë, minatorët nuk kanë alternativë tjetër përveçse të pranojnë kushte gjithnjë e më të rrezikshme pune. Shteti, nga ana tjetër, ua ka dhënë minierat dhe pasuritë e nëntokës oligarkëve dhe kriminelëve, që përthajnë nëntokën e Shqipërisë dhe jetën e minatorëve.

Pronarët, qeveria, mediat dhe të gjithë të pushtetshmit e kësaj shoqërie bëjnë ç’është e mundur që ta heshtojnë lojën kriminale me jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Vjet, kur iu mor jeta tri minatorëve kinezë në Bulqizë, u fshehën edhe emrat e viktimave.

Ndonëse në dukje të harruar në fatin e tyre, minatorët nuk janë vetëm. Në galeri kanë ndihmën e shoqi-shoqit. Më gjerë, ndajnë të njëjtin fat me qindra-mijëra punëtorë të shfrytëzuar e nëpërkëmbur. Kanë gjithashtu solidaritetin e të gjithë qytetarëve të ndërgjegjshëm” ishte mesazhi që u shpërnda.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...